“MYKSAL” platforma gjithëpërfshirëse e cila bën bashkë bizneset Shqipëri – Kosovë në një të vetme me sloganin ‘Promovo Vendin Tënd’ ka qenë në fokus të emisionit Biznesi im në kanalin PROBIZZ në Youtube.
Anisa Musta është ndalur tek zyrat qendrore në Tiranë për të shpjeguar edhe funksionet kryesore të kësaj platforme kaq të rëndësishme.
“MYKSAL” është themeluar nga Elite Group, një ekip i specializuar për promovim dhe marketingun në fushën e shërbimeve dhe hoteleri-turizmit. Ajo është krijuar në sajë të bashkëpunimit me GIZ.DE dhe EU INOVATION dhe ka nisur të operojë në fillim në sektorin e Real Estate.
Është një risi mënyra e trajtimit të pronave nga kjo platformë duke i dhënë jehonë jo vetëm në Shqipëri, por në tregjet ndërkombëtare.
Përfaqësues të Platformës sjellin për publikun detaje për mënyrën e funksionimit që e bën të dallojë në treg.
Le të përmendim disa nga shërbimet që ofron “MYKSAL”:
- Shitje-blerje;
- Qira–dhënie;
- Marrje objektesh të ndyshme;
- Ndërmjetësime;
- Konsulencë dhe arbitrazh imobiliar’
- Fiskalizim dhe auditim;
- Rivlerësim pasurie;
- Ndërtime dhe punime inxhinierike;
- Menaxhim dhe strukturim për çdo kompani ndërtimi dhe strukturë hoteliere.
Platforma gëzon një software të ndërtuar enkas në fushën e shërbimeve dhe Real Estate, shërbime të cilat do të zgjerohen në vazhdim në fushën e turizmit dhe më gjerë. Platforma është ndërtuar nga No Code Firma, kompania me seli në Berlin e cila krijoi Webflow, webin më të klikuar për vitin 2020.
MYKSAL theksojmë se është në kërkim të Agjentëve Imobiliarë. Të interesuarit mund të kontaktojnë në rrjetet sociale, në numrin +355 69 586 3189 ose adresën e email: [email protected].
Ose mund të drejtoheni në zyrën e MYKSAL; Rruga Siri Kodra, Selvia, Tiranë!
Ndiqni për më tepër materialin e plotë!