Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale videon promovuese të panairit të produkteve tradicionale në Pogradec.
“Verë dhe Gështenja, nesër dhe pasnesër në Pogradec në sheshin kryesor të qytetit. Festojmë bashkë me verë buti, gështenja të pjekura, muzikë moderne dhe popullore, panair produktesh e plot surpriza të tjera”, tha Rama.
Tashmë e kthyer në një traditë kjo festë pritet të mbledhë vizitorë të shumtë.
Po ashtu, bizneseve u krijohet mundësia që të promovojnë gatimet e tyre tradicionale, punimet artizanale si dhe të vendosin kontakte për shitjen e prodhimeve të zonës në tregje të reja.