E bukura ndodhet kudo, në çdo gjë që na rrethon, ne duhet thjesht ta zbulojmë. Brisilda Ibrahimi është një vajzë tepër e talentuar që ka zgjedhur ta përcjellë të bukurën përmes pasionit të saj për artin, në një mënyrë të veçantë. Ajo ka treguar për ProBizz.al që pasionin e saj e ka ushqyer dhe ushtruar që në vogëli, duke qëndruar gjatë gjithë kohës me penel në dorë e duke shpalosur talentin e saj.
Ndërsa jetojmë në një kohë ku shumica e veshjeve apo produkteve që ne blejmë janë të printuara me dizajne që i gjejmë shpesh në treg, Brisilda nisi t’i pikturojë pikturat e saj të preferuara në bluzat e saj. Reagimet e mira të miqve dhe njerëzve e shtynë atë që ta zgjerojë si koncept këtë ide.
Puna e saj kërkon përkushtim dhe mundohet gjithmonë të jetë sa më afër perfeksionit, duke ndërthurur të bukurën, veçantinë dhe cilësinë. Sapo të shikoni faqen e saj në Instagram do të magjepseni me talentin e saj dhe do të nxitoni për të porositur bluzën apo çantën tuaj, duke zgjedhur apo sugjeruar ju vetë se cilin nga dizajnet preferoni. Ajo punon me shërbim delivery dhe dërgesa ju vjen kudo që të ndodheni në gjithë Shqipërinë, e për më tepër dhe në Kosovë apo Maqedoni.
Një risi që ajo ka sjellë kohët e fundit në biznesin e saj janë dhe qirinjtë në forma unike trupi dhe statujash, për të ndriçuar ditën tuaj dhe për ta bërë shtëpinë tuaj një vend më të ngrohtë.
Synimet e saj janë afatgjate dhe mezi presim të shohim akoma më shumë art, nga duart e saj të arta./ProBizz.al/