Agroturizmi “Sofra Kolonjare” është shndërruar në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj, falë investimit transformues nga programi IPARD II.
Kjo nismë novatore ka mundësuar edhe aplikimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë së gjelbër.
Ky investim është bërë një forcë lëvizëse për ekonominë lokale, duke krijuar vende pune për rreth 15 familje dhe duke ndikuar pozitivisht në rreth 60 familje të tjera, nga bashkëpunimi me fermerët vendas për produktet autentike #MadeinAlbania.
80 investimet e programit në sipërmarrjet agro-turistike, janë sot një mundësi e shtuar akomodimi që i përgjigjet ofertës sonë turistike në rritje, e njëkohësisht kontribuojnë në nxitjen e zinxhirit ushqimor të brendshëm që tejkalon vlerën e eksporteve me 1.5 herë.