Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim
me ambasadoren Franceze Catherine Suard, Shefin e Sektorit Rajonal Ekonomik për Ballkanin Perëndimor në Ambasadën Franceze, Pierre Grandjouan dhe Këshilltarin Ekonomik të Ambasadës Franceze, Thomas Menoret ku u diskutua për marrëëveshjen G2G dhe bashkëpunimet bilaterale.
Marrëveshja qeveritare G2G ka si synim forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve dhe zbatimin e projekteve strategjike për zhvillim profesionial dhe teknologjik duke kontribuar në mirëpërgatitjen e Republikës së Shqipërisë, si treg dhe si realitet ekonomik, për anëtarësimin në BE.
Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ndër të tjera ka në fokus shërbimet publike, investimet, modernizimin e infrastrukturës, asistencën për zhvillimin e ekosistemit të inovacionit, qeverisjes elektronike, sigurisë kibernetike, si dhe optimizimin e burimeve njerëzore për të arritur standartet e Bashkimit Evropian.
Kjo marrëveshje mbështet sjelljen e të gjithë kontributit të Francës në Shqipëri, me tërë kapacitetin dhe mundësitë, që ky shtet ka dhe ofron, për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit paralel me intergrimin e tonë në Bashkimin Evropian.