Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ka prezantuar nisjen e zbatimit të projektit më të ri të Bankës Botërore mbi ”Qëndrueshmërinë Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë” në Shqipëri.
Ajo është shprehur mjaft e kënaqur që ky projekt do të japë një shtysë të madhe sektorit të bujqësisë drejt zhvillimit dhe integrimit të teknologjisë moderne.
Sipas ministres Denaj kjo risi do të ndikojë në shkurtimin e zinxhirit ushqimor të produkteve nga ferma në tavolinë, rritur vlerën e produkteve, shtuar sigurinë ushqimore, garantuar sisteme moderne të vaditjes dhe kullimit.