Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga transformimi që ka ndodhur në fushën e mbetjeve në Durrës.
“Projekti i Ekoparkut të Durrësit, shembëlltyra e një rilindjeje spektakolare pas një pune kolosale transfomuese, i cili falë talentit të arkitektit spanjoll Jesus Hernandes, ka hyrë dje në finalen e çmimit “Mies van Der Rohe”, më prestigjiozi i çmimeve të arkitekturës në botë”, shrkuan Rama.
Ekoparku i Durrësit është një park i madh publik i ndërtuar mbi një ish-landfill, që ishte një problem serioz mjedisor për qytetin.
Ekoparku ka një sipërfaqe prej 155 mijë metra katrorë dhe ka ambiente sportive përfshirë 3 fusha basketbolli, 1 fushë minifutbolli, 2 fusha tenisi.