Kalifornia ka çmimin më të lartë të gazit në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Administratës së Informacionit të Energjisë të SHBA-së, ndikojnë disa faktorë ku përfshihen kostot e rafinimit, taksat, shpërndarja,marketing dhe çmimet e naftës së papërpunuar.
Po ashtu shteti ka taksat më të larta të benzinës në vend. Kalifornia kërkon një përzierje të veçantë të benzinës që redukton ndotjen dhe kushton më shumë para.
“Kalifornia gjithashtu ka parë një rënie prej 66% në sasinë e rafinerive në funksionim nga vendi ku ishim 40 vjet më parë,” tha Patrick De Haan, kreu i analizës së naftës për GasBuddy. “Pra, ka më pak rafineri që prodhojnë këtë përzierje të veçantë të benzinës“. Kalifornia ka një treg të izoluar rafinerie. Përzierja speciale e karburantit që konsumohet në Kaliforni prodhohet nga 11 rafineri të mëdha brenda shtetit, sipas Komisionit të Energjisë së Kalifornisë.
“Jo shumë shtete të tjera përdorin të njëjtën përzierje karburanti, gjë që kufizon furnizimin e Kalifornisë kur ka një ndërprerje, kur ka një problem në një nga rafineritë tona,” tha për CNBC Anlleyn Venegas, një specialist i lartë.
Kalifornia planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me gaz deri në vitin 2035, ndërsa kalon në automjete më të pastra. Sipas Komisionit të Energjisë së Kalifornisë, një e katërta e makinave të reja të shitura në Kaliforni në vitin 2023 ishin automjete me emetim zero.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNBC për Probizz.al