Tur operatorët italianë: Nga 10 prenotime, 8 janë për brigjet shqiptare. Zgjidhen për kostot e ulëta
“Plazhe të pastra, det i kristaltë dhe peizazhe që të lënë pa frymë”, kështu e nis reportazhin kanali televiziv italian RAI3, i cili e konsideron Shqipërinë si një nga destinacionet e momentit. Falë turizmit, Italia dhe Shqipëria nuk kanë qenë kurrë kaq afër.
‘Italianët që zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin e shqiponjave janë gjithnjë e më shumë’ kjo konfirmohet dhe nga tur opratorët Italian.
“Mesatarisht, nga 10 prenotime, 8 janë për Shqipërinë. Tashmë është destinacioni i momentit, por edhe për kostot, për lidhjet nga Bari nga Brindisi nga Ankona, kështu që njerëzit mund të vendosin se kur dhe si duan të shkojnë në Shqipëri.”
Rrugët lidhëse mes dy vendeve favorizojnë turizmin. Tragete ditore për në Vlorë dhe Durrës, por edhe fluturime direkte për në Tiranë, të disponueshme nga një duzinë aeroportesh. Turistët Italian thonë se pas kryqytetit do të spostohen në bregdet.
“Në Tiranë dhe jo vetëm. Do lëviz prej kryeqytetit për të parë qytete të tjera se kam pesë ditë kohë për t’i vizituar. Mendoj të paktën Vlorën, por ndoshta edhe Shkodrën”.
“Djali im shkoi dhe u kënaq dhe do të vijë sërish sapo të kthehemi ne, megjithatë ne erdhëm ta shohim vetë”.
Turistët italianë e preferojnë Shqipërinë për bukuritë natyore, por dhe çmimet e lira.
“Kam dëgjuar për Sarandën, Tiranën dhe Durrësin. Janë vende të bukura. Ka edhe plazhe. Do të kalojmë dy ditë në Tiranë, Vlorë dhe dy qytete të tjera, në Sarandë dhe më pas në Durrës, një javë domethënë. Do të marrim makinë me qira, 25 euro ishte dhe këtë gjë në vende të tjera nuk e ke me këtë shumë.
Por sa kushton një javë pushimenë Shqipëri në Qershor?
“Në Qershor, duke përfshirë tragetin dhe një hotel me 3-4 yje, kushton rreth 350 deri në maksimum 400 euro. Problem është se në disa zona në jug të Shqipërisë ka pak hotele ”.
Shqipërinë e zgjedhin jo vetëm për turizëm, por edhe për trajtim dentar.
“Po shkojmë në Tiranë për një kurë dentare. Do të kalojmë pesë ditë dhe shpresoj t’ia kalojmë mirë.
Në reportazhin e Rai 3 theksohet se turistëve u ofrohet komoditet, një natyrë përrallore, por edhe histori, art dhe mikpritje.
Burimi:https://tvklan.al/rai-3-shqiperia-destinacioni-i-momentit/