Shqipëria renditet mes 10 vendeve kryesore që duhen vizituar këtë vit sipas CNN. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama shkruan në facebook se vendi ynë është vlerësuar për bukuritë e bregdetit, qendrat historike në Berat e Gjirokastër dhe Parku Kombëtar i Vjosës.
“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë”, u shpreh Rama.
Ndër të tjera në artikullin e medias se huaj shkruhet “E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte kaq popullore si destinacion plazhi më parë. Por çmimet e saj miqësore me portofolin kanë parë një lulëzim të turizmit gjatë viteve të fundit”.
CNN Travel nënvizon se vitin që kaloi italianët thyen record sa i përket numrit të turistëve të huaj në Shqipëri.