Nga pallati i sportit në Milano kryeministri Edi Rama deklaron se 421 mijë shqiptarë të Italisë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë.
Kjo falë angazhimit personal të kryeministres së Italisë Giorgia Meloni.
“Giorgia Meloni, një mike e paepur e Shqipërisë dhe një zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE, ne ja dolëm të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë por të palodhur, një gur të çmuar dhe të munguar në kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar plotësisht me kontributet tuaja për këtë atdhe të dytë tuajin, ku ju e heshtët përgjithmonë atë zilen e tmerrshme ‘Ishte shqiptar’ që ju shoqëroi drejt triumfit tuaj si europianët e rinj të Italisë”, tha Rama.
Sipas kreu të qeverisë shqiptare 10% e totalit të bizneseve të krijuara nga ata që kanë ardhur në Itali nga jashtë Bashkimit Europian janë sipërmarrje shqiptare që kontribuojnë ne arkën e shtetit italian.