Në një aktivitet të organizuar për arsimin profesional, kryeministri Edi Rama deklaroi se arsimi profesional ëhstë një rrugë alternative e sigurt për të rinjtë. Ai njoftoi se brenda muajit dhjetor , nxënësit e viteve të para të gjimnazeve mund të transferohen lehtësisht në shkollat e arsimit profesional , nëpërmjet e-Albania.
“Është shumë e qartë që arsyet për të cilat arsimi profesional vazhdon të mos jetë në lartësinë e duhur të vëmendjes së prindërve dhe nxënësve janë më shumë se sa një, por nga ana tjetër është po kaq e qartë që në këtë fazë të zhvillimit të vendit, ne duhet të bëjmë një sforco të përbashkët për të kapërcyer pengesat që ngrihen, ose që janë ngritur gjatë gjithë rrugës për shkak të këtyre arsyeve”, tha Rama.