Nje pjese e aksit Orikum-Dukat është gati për t’u hapur. Kryeministri Edi Rama shkruan në facebook që po vijon puna më intensitet në të gjithë gjatësinë e tij.
“Punimet kanë pasur progres të ndjeshëm në këtë vepër, e cila e plotëson gjerdanin infrastrukturor që nis nga Bajpasi i Fierit deri në Palasë, duke lehtësuar kështu aksesin drejt bregdetit të jugut, që me përfundimin e Tunelit të Llogarasë do të jetë një fuqi e re për industrinë e turizmit” thotë kreu i qeverisë.