Në një takim të zhvilluar më sipërmarrësit, kryeministri Edi Rama tha se po diskutohet një nismë e re e qeverisë për një rishikim të procedurave administrative të biznesit dhe përmirësim të klimës së biznesit.
Rama i garantoi ata se do të lehtësoje mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri.
“Një nga elementët e rëndësishëm ku ka ardhur koha që të rifokusohemi është bërja e një analize të detajuar, çka ne kemi nisur ta bëjmë brenda përbrenda të strukturave të qeverisë duke e parë me sy kritik çdo procedurë për të kuptuar se çfarë mund të lehtësohet nga pikëpamja e asaj që është e shkruar. Ky do të ishte i mangët nëse nuk marrim prej jush bazuar në eksperiencën tuaj, këndvështrimin mbi si ato procedura që janë të shkruara për të pasur një leje apo licencë të veprimtarisë tuaj që përkthehen në realitet dhe cilat prej tyre ndihmojnë apo e pengojnë interesin e shtetit apo klimën e biznesit.
Heqja e barrierave dhe hapja e kanaleve të frymëmarrjes së organizimit të shoqërisë sonë që lidh bashkë biznesin me shtetin si 2 palë që duhet të ndërveprojnë me njëra-tjetrën në funksion të interesit privat dhe publik janë domosdoshmëri, proces që ka vend për përmirësim”.