Kryeministri, Edi Rama, ka postuar pamje nga tuneli kryesor i Llogarasë , për të cilin thotë se po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit.
Rama shkruan se gjithashtu është hapur tuneli i emergjencës ku po punohet me elementet e sigurisë.
“Tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë kreu i qeverisë shqiptare.