“Portin i Ri Turistik do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut” , shkruan në facebook kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë thotë se do të hapet një burim i ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit.
Marina pritet të përshtatet për akomodimin e varkave dhe jahteve dhe krijimin e një zone me shërbime tregtare e turistike