Kryeministri Edi Rama i cili hapi samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillon punimet në Tiranë ka deklaruar se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar akoma.
“Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht, sidomos kur krahasohet kjo edhe me mendësinë transformuese që që ka sjellë ky proces. Merkel e theksoi këtë në takimin e Polonisë. Ajo tha se demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet, u shpreh Rama.
Duke vlerësuar planin e ri ekonomik, Rama theksoi se tashmë po ndërmarrin hapa domethënës për ndryshime kryesore politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor
“Disa nga përfaqësuesit e vendeve këtu janë nga BE disa të tjerë, si ne, janë nga ‘E’ pa ‘B’. Por të gjithë ne besojmë fort në nevojën e një çatie të përbashkët, tryeze të bashkëndarë dhe një llogorje të përbashkët në këto kohë sprove që duken se do të përkeqësohen para se të përmirësohen”, tha Rama.