Në podcastin e radhës kryeministri Edi Rama kishte të ftuar dy të rinj nga Tropoja, Kreshnikun dhe Ermalin të cilët janë sipërmarrësit e agroturizmit “Chesnut Hill”. Rama i cilësoi pararojë e hapjes se shtegut të turizmit malor në Tropojë
“Ju jeni nga një prej zonave më magjepsëse të Shqipërisë që për fat të keq për shumë vite është perceptuar si një zonë ku nuk duhej shkuar sepse vinin shumë rreziqe. Tani ju keni ngulur aty flamurin e ëndrrave dhe shpresave tuaja pikërisht në ‘Kodrën e gështenjave’”, tha kreu i qeverisë shqiptare. Ai shprehu bindjen se turizmi malor do të jetë në të ardhmen si në Zvicër dhe Austri.
Sipërmarrësit thanë se përveç bujtinës me 13 dhoma e restorant ata synojnë të ngrenë edhe linja përpunimi për të futur më shumë produkte shqiptare.