Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit e fasonerisë, ku ka diskutuar mbi nevojat për transfomimin e sektorit.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë paketën me të cilën do të ndihmohen sipërmarrësit, paketë e cila konsiston që nga garancia sovrane te rimbursimi i TVSH dhe ovedraftet.
“Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie
Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim, një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion, një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani, qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”, shkruan Rama në facebook .