Shifrat zyrtare tregojnë se Shqipëria mirpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim në facebook.
Kreu i qeverisë shkruan se sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm
Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin përgjatë 8-mujorit të vitit 2022, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti vendi u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar kështu një rritje prej 27%.