Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video promovuese, nga zonat turistike të Shqipërisë. Ai i ftoi vizitorët vendas dhe të huaj të vizitojnë Shqipërinë turistike në 2024 .
“Ditë të mbarë me Shqipërinë turistike që është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës me të gjitha hiret e saj: nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i saj dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t’i rrokin shpirtin”, shkruan Rama.