Unaza Veriore e Tiranës, një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin e zonës, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit, po vijon puna.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në një postim në facebook bën të ditur se realizimi ka arritur në masën 25%.
Unaza me një gjatësi prej afro 8.5 kilometrash është e ndarë në shtatë lotë.
Ky segment do të bëjë të mundur lidhjen me Rrugën e Arbrit duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve për mjetet që vijnë apo udhëtojnë drejt qarkut të Dibrës.