Ekonomia gjermane u tkurr në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, ka deklaruar zyra e statistikave. Reuters raporton se ekonomistët kanë parashikuar se ekonomia më e madhe e Evropës do të hyjë në një tjetër recesion në tremujorin e parë të vitit.
Produkti i brendshëm bruto u tkurr me 0.3 për qind në tremujorin e katërt të 2023 krahasuar me tremujorin e tretë, sipas një sondazhi të Reuters.
Ekonomia gjermane u tkurr me 0.3 për qind gjatë vitit të kaluar, për shkak të inflacionit, çmimeve të larta dhe kërkesës së dobët nga jashtë.
Megjithatë, për shkak se PBB-ja ngeci në tremujorin e dytë dhe të tretë, ekonomia më e madhe e eurozonës arriti të shmangë një recesion tjetër teknik, i cili shkakton dy tremujorë radhazi tkurrje ekonomike.
Kjo nuk pritet të zgjasë shumë, sepse instituti “Ifo” parashikoi të marten rënie nga 0.2 për qind e PBB-së në tremujorin e parë të vitit.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al