Regjisorja shqiptare në New York, Arta Kallaba ka themeluar “Arta Kallaba-New York fashion brand“, e cila promovon veshjet e traditës së vjetër shqiptare nga të gjitha viset dhe trevat e kombit tonë nëpërmjet ndërthurjes së traditës me modën moderne, shkruan albinfo.ch.
Ajo është regjisore filmi, dhe dizajnere e modës shqiptare, themeluesen e markës ikonike të modës Arta Kallaba-New York, e njohur për thurjen e saj moderne të punuara me dorë, duke ndërthurur traditat kulturore dhe artizanale me trendet dhe thjeshtësinë moderne.
Marrë nga Albinfo.ch