Shëndeti i gojës nuk ndahet nga shëndeti i trupit e ndaj rëndësia për mirëmbajtjen e dhëmbëve dhe ndërhyrjen në kohë është mjaft e rëndësishme.
Kur kemi dhëmbë të shëndetshëm, i japim trupit rehati dhe pamje estetike të rregullt.
Buzëqeshja jonë, sëbashku me pamjen e jashtme në tërësi padyshim janë një tregues mjaft i rëndësishëm dhe shpeshherë lënë mbresa të gjata sidomos në prezantimet e para të punës apo në takime të rëndësishme.
Në botë sot kushton shumë më shumë kujdesi ndaj dhëmbëve dhe ndërhyrjet në këtë drejtim ndërsa në Shqipëri kemi ende luksin të marrim shërbime të ndryshme tek stomatologët me çmime të arsyshme.
Jo më kot në vendin tonë ka marrë një hov edhe turizmi dentar vitet e fundit dhe një gjë të tillë e shohim edhe tek Klinika Arel të cilën e kemi patur në fokus të shkrimeve tona. Arel ofron një game të gjerë shërbimesh në kujdesin e dhëmbëve dhe po ashtu është kthyer në destinacion për të huajt të cilët vijnë dhe marrin shërbimin e shkëlqyer pranë kësaj klinike dhe me çmime mjaft të arsyeshme. Madje Klinika Arel ka patur në vëmendje edhe pensionistët, si një shtresë që kërkon ndihmë , duke i ofruar paketa të veçanta me çmime shumë herë më të lira se pacientët e moshave të tjera.
Cilat janë problemet më të zakonshme të dhëmbëve?
Gazeta Shëndeti thotë se problemet më të zakonshme të dhëmbëve lidhen me kariesin dentar, pra prishjen e kurorës së dhëmbit. Nëse ky proces nuk kurohet, prishja do të vazhdojë dhe do te prekë të tjera struktura më në thellësi duke shkaktuar procese inflamatore, jo të thjeshta për t’u kuruar dhe që komprometojnë komoditetin e pacientit sepse shoqërohen me dhimbje, ënjtje, vështirësi në ushqyerje, etj. Një problem tjetër lidhet me heqjen e dhëmbëve. Edhe një dhëmb i vetëm ka shumë rëndësi në përpunimin e ushqimit, në zhvillimin normal të procesit alveolar, në vazhdimësinë e harkut të dhëmbëve në nofull.
Heqja e dhëmbëve dhe moszëvëndësimi i tyre sjell probleme në renditjen e dhëmbëve dhe vështirësi në zëvendësimin më vonë të tyre. Problemet ortodontike janë mjaft frekuente. Këto lidhen me renditjen jo korrekte të dhëmbëve apo raportet jo normale të nofullave. Fatkeqësisht këto janë probleme të cilat i hasim edhe në pacient me dhëmbë të shëndetshëm. Korrigjimi në kohë i problemeve ortodontike ofron një estetikë të pëlqyeshme, rikthim të funksioneve normale (ushqyerje, e folur, gëlltitje, etj) si edhe një vetëvlerësim më pozitiv.
Nisur nga këto, mos harroni higjenën orale dhe drejtimin tek dentisti në rast nevoje për ndërhyrje të ndryshme. Dentisti analizon më mire gjendjen e dhëmbëve dhe ju orienton nëse kanë nevojë për trajtimin e duhur.
E rëndësishme: Mos u kujtoni për dentistin vetëm kur nisin dhimbjet!
KlinikaArel
Tel: 0692095616
Adresa: Astir