Pas mbledhjes së qeverisë , ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se deri në mars të vitit të ardhshëm, eksportuesit nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin. Po ashtu shtoi se këtë tatim do e paguajnë vetëm nëse dalin me fitim pasi të përfundojnë bilancin.
“Gjatë muajit të kaluar kemi pasur disa takime me shoqetën e eksportuesve ku janë diskutuar ndërhyrjet potenciale që mund të zbatohen për t’u ardhur në ndihmë. Ajo që ka ndodhur është që ato biznese që punojnë me kontrata porositëse, tani gjenden në situatëqn ku shpenzimet i kanë në lekë dhe të ardhurat në euro. Një nga masat që do merret është shtyrja e afatit të kësteve të tatimit mbi fitimin deri në mars të vitit të ardhshëm kur bizneset mbyllin bilancet. Subjektet që janë eksportues dhe ekportojnë mbi 70% të nuk do parapaguajnë këstet e tatim fitimit deri në mars kur do të bëjnë bilancin. Kjo vjen si mbështetje për mungesën e likuiditetit që bizneset kanë në treg pas forimit të lekut. Masat e tjera, rimbursimi i TVSH, detyrim ligjor që për kategorinë e eksportuesve të jepet një afati 3 ditor” u shpreh Ibrahimaj.