Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërhyrjë pas goditjeve që mori sektori fason nga rënia e euros. Në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua ditën e sotme u miratua akti normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024, duke ofruar 4 miliardë lekë garanci shtetërore për këtë sektor.
“Ky instrument do të mbështesë bizneset e sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin si dhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor”, tha ministri Mete në deklaratën e tij para gazetarëve.
Më këtë vendim synohet mbështetja e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë.