Shqipëria u prezantua mjaft mirë në panairin e Turizmit në Madrid ku ministrja e Turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro deklaroi se ketë vit synohet një turizëm cilësor dhe jo sasior . Po ashtu vendi ynë është sërish në fokus të mediave të huaja. Kësaj herë revista prestigjioze britanike “House and Garden” e prezanton Shqipërinë si një vend piktoresk.
Në artikull zbulohen fshatrat malorë dhe rrënojat piktoreske ilire, një mënyrë jetese që në disa vende ndihet pothuajse e paprekur nga koha. Gjithashtu revista vlerëson stilin e jetësës në fshatra, aty ku ndërthuren gjurmët e lashta të historisë, traditat artizanale, me frymën për t’i rigjallëruar”.
“Ikja e Shqipërisë nga historia e saj e trazuar është e jashtëzakonshme. Tani Shqipëria është një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE dhe ka filluar të shfaqet në listat e udhëtarëve”, shkruhet në revistën “House and Garden” .