Jeni duke kërkuar për destinacionet më të nxehta në Evropë për një udhëtim gjatë sezonit veror 2024? Ne ju rekomandojmë tre destinacionet më në trend për t’u zbuluar këtë vit, shkruan në një artikull revista franceze e udhëtimeve “Voyage”.
Këto destinacione, janë të gjitha të vendosura në Evropë, popullariteti i të cilave vazhdon të rritet, por ato mbeten ende relativisht të panjohura për udhëtarët.
Kjo përzgjedhje e tre destinacioneve bregdetare më në trend për vitin 2024 u sugjerua nga revista amerikane e udhëtimeve “Travel Off Path”, ku përfshihen Shqipëria, Spanja dhe Italia.
Shqipëria, destinacioni në trend i 2024-ës
Shqipëria është një tjetër destinacion bregdetar në trend në Europë për të udhëtuar në 2024. Gjithashtu, është vendi më i mirë evropian për udhëtarët me një buxhet të limituar.
Edhe pse ende relativisht e panjohur për turistët, popullariteti i Shqipërisë është në rritje dhe pritet të kthehet në një nga destinacionet më të nxehta të këtij viti.
Shqipëria është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në Evropë, përgjatë bregdetit të saj të mrekullueshëm të Mesdheut, i konsideruar si “Maldivet e Evropës”.
Pushimet në bregdetin e Shqipërisë kushtojnë më pak se sa një udhëtim në Greqi apo në Kroaci, të cilat vitet e fundit janë kthyer në destinacione shumë të shtrenjta.
Marrë nga ATSH