Kompania “Meta” ka sjellë një risi për adoleshentët ku prindërit mund të kenë akses dhe të kontrollojnë veprimtarinë e tyre.
Në ndryshimet e reja do të futet një regjim i ri për adoleshentët të cilët do të transferohen automatikisht tek prindërit dhe postimet publike do të jenë të mundshme vetem me leje të veçantë prindërore.
Ata do të kenë nevojë për leje nga një prind ose kujdestar për të ndryshuar cilësimet e llogarisë së tyre.
Për të vlerësuar moshën e përdoruesit, Meta do të përdorë mjete të inteligjencës artificiale dhe në rast dyshimi do të kërkojë informacion shtesë si të dhënat e identitetit ose një selfie për të konfirmuar moshën.
Kjo është pjesë e planit të kompanisë për të ofruar një mjedis më të sigurt për adoleshentët në rrjetet sociale, duke qenë se ata pritet të përpiqen të anashkalojnë rregullat e reja.