Nuk duhen shumë gjëra për të realizuar pushime perfekte; qetësi, komoditet, pastërti dhe të gjitha kushtet në një! Pikërisht këtë ofron ROYAL G HOTEL & SPA DURRËS e pozicionuar buzë detit e cila ofron paketa mjaft të arsyeshme për pushuesit.
Në një prononcim për mediat Z. Blerim Norja, Menaxher i Përgjithshëm në ROYAL G HOTEL & SPA DURRËS, tha se kryesisht vizitorët në këtë hotel janë të huaj dhe vlerësimet prej tyre janë të shumta për çdo shërbim që marrin.
“ Të them të drejtën turistët që vizitojnë Durrësin, pjesa më e madhe e turistëve të huaj vijnë nga Polonia që tregojnë një interes të veçantë për Durrësin, ose ka një dashuri për plazhin e Durrësit dhe vit për vit përvçc se shtohen, ka edhe turistë që kthehen ose kthehen brenda sezonit të paktën dy herë ose vijnë sezonin e ardhshëm dhe shumica u rekomandojnë njerëzve të tyre, të vijnë në Durrës ose në Shqipëri. Pra, polakët e preferojnë Shqipërinë dhe e shohin si një destinacion të dashur. Çmimet të them të drejtën kanë qenë goxha joshëse në krahasim me vende të tjera të Europës. Këtu ndikon pjesa e mikpritjes, turistët e shohin Shqipërinë si një destinacion të ri, ana pozitive që kemi për momentin janë paketat joshëse. Të gjithë turistët e huaj vlerësimet më të mëdha që marrim nga hotelet janë për pjesën e mikpritjes dhe shërbimit që i kushtojmë një rëndësi të veçantë, pastaj pjesa e cilësisë, ushqimit, pastërtisë, kushteve të hoteleve. Pjesa më e rëndësishme është mikpritja, është tradita jonë e Shqipërisë që ata e kanë si gjënë më parësore dhe të preferuar.”
Qyteti i Durrësit mbetet ende një nga qytetet më të preferuara për plazh pasi ka edhe çmime më të favorshme krahasuar me jugun.
“Qyteti i Durrësit mbetet akoma këtë vit një nga qytetet më të preferuar për plazh pasi ka një avantash krahasuar me jugun e Shqipërisë. E para është shumë afër aeroportit, qendrave, Tiranës, por ka edhe një avantazh tjetër që paketat në Durrës janë shumë herë më të ulëta, sesa paketat në jug të Shqipërisë, pavarësisht se në jug natyra është shumë e bukur, por turistët nuk plotësohen me kushtet e tyre. Nëse në qytetin e Durrësit një person do paguajë një paketë 80 euro me all inclusive, mëngjes, drekë, darkë pa limit, në jug këtë paketë mund ta marrësh vetëm akomodim dhe mëngjes dhe ka një ndryshim goxha të madh. Pastaj edhe çmimet e restoranteve dhe bareve normalisht se janë më shtrenjtë se në Durrës, për këtë arsye Durrësi ngelet si një nga vendet më të preferuara si nga turistët e huaj, por edhe shqiptarë dhe të Kosovës.”
Kërkesa këtë vit paraqitet e lartë sa që kapacitetet janë ezauruar për korrik, gusht e shtator. Z. Norja thotë se është menduar në detaje për të plotesuar nevojat e klientëve duke i ofruar edhe ture të ndryshme për të vizituar pikat turistike e historiike të Durrësit.
“Përveç se në Durrës por edhe në qendrat historike që janë këtu afër, Kruja, Berati që preferohen shumë nga turistët e huaj. Unë do ju thoja gjithë turistëve që duhet të vizitojnë Shqipërinë me patjetër edhe ata që nuk e kanëvizituar sepse Shqipëria në këtë moment po kthehet në një pikë strategjike për turistët e Europës. Mendoj që vitet e ardhshme numri i turistëve do të rritet dhe në Shqipëri do të ketë një zhvillim shumë të madh dhe duhet ta shohim me përparësi dhe me politikat e qeverisë”-shprehet Norja.