Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë më dije se agroindustria ka shënuar rritjen më të rëndësishme të eksporteve bujqësore për muajin janar 2024, krahasuar me nënsektorët e tjerë, me një rritje prej 24.2% në sasi dhe 10% në vlerë.
Vetëm në muajin e parë të vitit 2024 eksportuam një vlerë prej 1.8 miliard lekë produkte agroushqimore, kryesisht drejt Italisë dhe Greqisë .
“Vëmendja e politikave tona mbështetëse është e drejtuar te agroindustria, me objektivin për të rritur peshën e tij në 50% të eksporteve totale bujqësore”, tha Denaj .