Pas mbledhjes se qeverisë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit , Mirela Kumbaro prezantoi ndryshimet në ligjet për mbrojtjen e mjedisiit.
Ajo tha se këto ndryshime janë për të adresuar kërkesat e qytetarëve, të shprehura në raportin e Këshillit Kombëtar.
“Për arsye proceduriale dhe burokratike, gjobat bëheshin vështirësisht të ekzekuteshme për shkak të periudhave shumë të gjata të ankimimit, duke humbur efikasitetin e tyre në mbrojtjen e mjedisit. Akoma më akute bëhet kjo ndërhyrje kur kemi parasysh që popullsia e Shqipërisë nuk është më 2.8 milionë banorë, por me shtimin e flukseve turistike, ku presim 30-40% më shumë këtë vit”, deklaroi ajo për gazetarët.
Sipas ministres Kumbaro më e rëndësishme është që ato do të zbatohen menjëherë për të siguruar efektin ndëshkues, korrektues dhe edukues.