Bordi i Transparencës ka vendosur që të rrisë më 4 lekë çmimin e naftës , duke u tregtuar në pikat e karburanteve me 173 lekë për litër. Benzina është rritur më 1 lekë nga 172 që ishte në 173.
Edhe gazi do shitet më shtrenjtë, me 63 lekë për litër. Keto çmime do qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.