Shqiptarë të shumtë që ikin për pushime jashtë vendit, apo dhe turistët e shumtë që kthehen në shtëpitë e tyre kanë rritur numrin e fluturimeve përgjatë shtatorit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjithsej u numëruan rreth 6900 fluturime, ose 28% më shumë se e njëta periudhë e vitit të kaluar.
Rritja më e madhe e fluturimeve u reflektua kryesisht në zonat e Italisë si Bergamo, Catania, Comiso apo dhe qytetet e tjera në shtetin Italian. Edhe qytetet e tjera si Madridi në Spanjë dhe Lion në Francë ku numri I fluturimeve ishin 2-fishuar.
Ndërkohë disa nga destinacionet që kishte patur rënie të fluturimeve përgjatë muajit të parë të vjeshtës ishte Dubai më një rënie me 22% apo dhe Vilnius në Lituani ku numri I fluturimeve ishte përgjysmuar. Rritja e fluturimve vjen nga biletat e lira që qarkullojnë momentalisht.
Kjo vjen si pasojë e mbylljes së sezonit veror duke qënë momenti ideal për shumë individë që nuk duan të shpenzojnë shumë, të blejnë biletën dhe të shkojnë për pushime./SCAN