Punimet në aksin rrugor Berat-Ballaban po vijojnë intensivisht dhe kjo rrugë do tu shërbejë 150 mijë banorëve të qarqeve Berat dhe Gjirokastër.
“Në rrugën e re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.
Ky investim do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër.
Gjithashtu me mbylljen e punimeve do të ndryshojë mënyra e jetesës edhe për banorët e zonave. Segmenti rrugor ka një gjatësi prej afro 60 kilometrash.