“5G do të zëvendësojë Realitetin Artificial, i cili do të gjallërojë 5G”,-kështu njoftoi Shefi i Zyrës së Marketingut të Rrjetit të Transportuesve të Grupit të Biznesit të Huawei, Bob Cai gjatë fjalës së tij në Samitin e Huawei për një Botë më të mirë me 5G dhe Realitet Artificial (AR).
Cai mbajti një fjalim me temë “5G+AR, kthimi i ëndrrave në realitet” gjatë këtij aktiviteti, ku gjithashtu njoftoi publikimin e Librit të Bardhë mbi Vizionin e Realitetit Artificial dhe Aplikimit në Praktikë.
Kjo risi ofron njohuri në industrinë e AR në lidhje me pajisjet, aplikacionet dhe rrjetet. Ai i bëri thirrje të gjithë industrisë që të punojnë së bashku për një ekosistem të pasur 5G dhe AR.
Realiteti Artificial krijon një hapësirë të re
Të dhënat e Huawei dhe të palëve të treta parashikojnë që vlera e tregut të Realitetit Artificial do të arrijë në 300 miliardë dollarë deri në vitin 2025.
“AR fillimisht do të arrijë të përshtatet në pesë industritë kryesore, siç janë: edukimi, rrjetet sociale, blerjet, udhëtimi dhe lundrimi, si dhe lojërat“,-tha Cai. “Realiteti Artificial mund të mundësojë vërtetë bashkimin e botës fizike dhe asaj dixhitale, duke i bërë ëndrrat realitet.”
Realiteti Artificial e bën komunikimin më efikas
Gjatë aktivitetit, Cai ndau raste studimore të Huawei ku është përdorur Realiteti Artificial. Për shkak të pandemisë, klientët në gjithë botën e kanë të pamundur të vizitojnë fizikisht Huawein, kështu që kompania ka përdorur Realitetin Artificial për të demonstruar produktet dhe zgjidhjet e saj kryesore nëpërmjet internetit, duke e bërë komunikimin më efikas.
Huawei gjithashtu përdor AR për të arritur një shpërndarje më të shpejtë të stacioneve bazë të 5G, duke e rritur kështu më shumë efikasitetin e shpërndarjes.
Huawei thjeshton Realitetin Artificial
Në aktivitetin e zhvilluar, Cai demonstroi se si Huawei “prodhon” Realitet Artificial. Air Photo i Huawei përdor algoritme unike për të shndërruar një foto 2D në një model dixhital 3D, duke thjeshtuar dukshëm modelimin e formës AR 3D.
Cai gjithashtu prezantoi mekanizmin AR (AR Engine) të Huaweit, platforma e zhvillimit të Realitetit Artificial të kompanisë e orientuar drejt pajisjeve celulare. Me AR Engine, zhvilluesve do t’u duhet të shkruajnë vetëm 10 rreshta kod për të krijuar efekte të Realitetit Artificial, duke rritur jashtëzakonisht shumë efikasitetin e zhvillimit të këtyre aplikacioneve.\
E gjithë industria duhet të bashkëpunojë për të krijuar një ekosistem 5G+AR
Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të përfaqësuara nga AR mund të përshtaten potencionalisht në një gamë të gjerë të industrive, përfshirë këtu edhe atë të prodhimit industrial, tregtisë elektronike, pasurive të paluajtshme, dekorit të shtëpive, kulturës, sportit, turizmit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit.
Aplikacionet AR janë kthyer në një mekanizëm kryesor për transformimin dixhital dhe do të ndryshojnë thellësisht metodat e prodhimit dhe mënyrën e jetesës.
Në përfundim të fjalë së tij, Cai tha se “Nëse do të ecësh shpejt, ec vetëm. Nëse do të shkosh larg, ec bashkë me të tjerët. Zhvillimi i Realitetit Artificial kërkon që e gjithë industria të punojë bashkë dhe të krijojë një zinxhir të pasur me vlera për 5G+AR. Realiteti Artificial dhe 5G po kombinohen në momentin e duhur.”
Shkarkoni Librin e Bardhë për Vizionin e Realitetit Artificial dhe Aplikimi në Praktikë në linkun e mëposhtëm: