“Ka shumë rëndësi që të tre kantieret po ecin ashtu siç duhet. Fakti që financimi tashmë është zgjidhur, ka kaluar të gjitha etapat edhe aprovimin e Parlamentit, do të thotë që nuk e kemi pengesën financiare. Sigurisht gjeologjia këtu do të vazhdojë të jetë sfiduese, pasi duket edhe vetë gjatë punës në këtë kantier, por fakti që në dy lotet e tjera ne kemi ecur me hapa të qëndrueshëm, se nuk është rasti për të thënë këtu me hapa të shpejtë, tregon që problematikat arrijnë të menaxhohen”, tha ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku teksa inspektoi punimet e rrugës Qukës – Qafë Plloçë.
Balluku u shpreh se kontratat parashikojnë edhe afatin e përfundimit të kësaj vepre.
“Kantieri i segmentit të tretë ka filluar nga puna dhe tashmë me hapa të shpejtë pasi parashikohet që ky segment të dorëzohet në muajin mars 2025”.
Financimi për ndërtimin e tre loteve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë kap vlerën e 255.8 milionë dollarë.