Në sezonin e ardhshëm veror do të hapet rruga Shëngjin Velipojë. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama teksa shpërndau pamje nga punimet në këtë rrugë të cilat po ecin me ritme të shpejta.
“Shëngjin-Velipojë do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit”, shkruan Rama në facebook.