Fuqia punëtore është një nga shqetësimet e bizneseve shqiptare. Për të plotësuar hendekun, shumë prej tyre janë drejtuar në tregjet aziatike dhe afrikane për gjetjen e punonjësve, por disa të tjerë po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale, duke i zëvendësuar njerëzit me AI.
Anketa gë zhvilloi Barometri i Ballkanit tregon se 3% e bizneseve të anketuara në vendin tonë kanë pohuar se kanë zëvendësuar punonjësit me Inteligjencën Artificiale. Gjithashtu 3% e bizneseve në Kosovë dhe Malin e Zii kishin zëvendësuar njerëzit me Inteligjencën Artificiale.
Të dhëna të brendshme referojnë se vitet e fundit, në presionin e mungesës së punonjësve, bizneset po nxiten të përdorin teknologjinë në të gjithë sektorët që nga bujqësia, industria dhe shërbimet./Monitor.al