Rritja e pagave ka ndikuar dhe në rritjen e barrës tatimore. Tatimi mbi pagën e punonjësve në Shqipëri fillon nga 0% për pagat deri 50 mijë lekë në muaj dhe është 8% për pagat 50.000-60.000 lekë në muaj.
Ndërkohë, 13% është për pagat 60.000 deri në 200.000 lekë në muaj dhe 23% mbi 200.000 lekë në muaj. Një nga ndryshimet që pritet të diskutohet është niveli i pagës së tatueshme i cili do të rritet me 23% deri në shumën 250.000 lekë në muaj.
Por si është tatimi mbi pagën i vendeve të rajonit?
Për ta ndarë në dy grupime, në normë tatimore të sheshtë dhe progesive vendet e rajonit janë ndarë si më poshtë.
Referuar të dhënave të qendrës Altax, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia aplikojnë normë tatimore të sheshtë dhe tatimi mbi pagat në këto tre shtete është një normë fikse prej 10%.
Në Serbi kjo normë është pas zbritjes së kufirit të pagave të patarueshme prej 25.000 denarë serb. Baza e tatueshme është paga bruto, duke përfshirë përfitimet shtesë, të tilla si strehimi i ofruar nga kompania dhe përdorimi i makinës së kompanisë.
Por në Kosovë dhe në Mal të Zi aplikohet normë tatimore progressive. E kësisoj tatimi mbi pagat e punonjësve në Kosovë është 0% për paga deri në 960 euro (EUR)/vit, 4% për pagat nga 960 deri në 3000 euro/vit, 8% për pagat nga 3000 euro deri në 5400 euro/vit si dhe 10% për pagat mbi 5400 euro/vit.
Gjithashtu dhe Mali i Zi aplikon tatim progresiv, dhe tatimi është 0% për pagat deri 700 Euro/muaj, 9% për pagat 701 – 1.000 Euro/muaj dhe 15% për pagat 1.001 Euro/muaj e lart.