Sezoni turistik veror është në prag dhe masat për të siguruar një ecuri sa më të mbarë të tij, tashmë po ndërmerren nga të gjithë institucionet për të garantuar siguri, mikpritje, shërbime dhe infrastrukturë të standardeve të larta për turistët që zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve.
Për të bërë një bilanc të masave të parashikuara u zhvillua sot një takim prezantues i punës së bërë deri më tani, me të gjitha nivelet institucionale të vendit, si dhe me përfaqësuesit e industrisë së turizmit, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama.
“Ofertës “Made in Albania të turizmit shqiptar na duhet dhe do të bëjmë gjithçka t’i shtojmë edhe certifikatën “Safe stay in Albania”si një destinacion turistik me një siguri mbresëlënëse.” – u shprehMinistri i Brendshëm Taulant Balla, në prezantimin e tij, teksa shtoi se “Policia eshtetit ka gati një plan të gjerë masash i cili shtrihet në të gjithë territorin e që ndërthuret me të gjithë agjencitë prezenteligjzbatuese, si dhe me qeverisjen vendore.”
Ndërsa, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiubëri të ditur se “Duke filluar nga data 1 qershor për të përballuar fluksin e shtuar të turistëve do të hapen 34 qendra shëndetësoresezonale, pra 4 më shumë se vitin e shkuar të shpërndara gjeografikisht në tëgjithëShqipërinë dhe në zona kyçe aty ku ka një fluks të shtuar të turistëve”.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se është shumë e rëndësishmeajo çfarë Shqipëria do të ofrojë vit pas viti, në mënyrë që t’i përgjigjet rritjes së jashtëzakonshme të interesit dhe kërkesës.
“Mirëpo sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicioz për të pasur 20 milionë turistë në 2030, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shikojmë edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur pastaj më shumë siguri për një projeksion 5 vjeçar, në sensin që unë them që nuk është absolutisht marrëzi të mendosh duke parë si ka filluar ky vit, që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe që në 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milionë, por kur flasim për këto projeksione dhe kur flasim për rritjen e kërkesës duhet nga ana tjetër që të mos harrojmë asnjëherë ofertën”, tha kryeministri.