Udhëheqësi i rrëzuar i krijuesit të ChatGPT OpenAI kthehet në kompaninë që e shkarkoi atë në fund të javës së kaluar. OpenAI me bazë në San Francisko tha në një deklaratë të martën vonë: “Ne kemi arritur një marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet në OpenAI si CEO me një bord të ri fillestar.”
Bordi, i cili zëvendëson atë që shkarkoi Altman të premten, do të drejtohet nga ish-bashkëdrejtori i Salesforce, Bret Taylor, i cili gjithashtu kryesoi bordin e Twitter përpara marrjes së tij nga Elon Musk vitin e kaluar. Anëtarët e tjerë do të jenë ish-sekretari amerikan i Thesarit, Larry Summers dhe CEO i Quora, Adam D’Angelo.
Bordi i mëparshëm i drejtorëve të OpenAI, i cili përfshinte D’Angelo, kishte refuzuar të jepte arsye specifike përse e shkarkoi Altman.
Kjo bëri që 770 punonjësve të kompanisë, të kërkonin dorëheqjen e bordit dhe kthimin e Altman.
Përkthyer dhe përshtatur nga APnews për Probizz.al