Në një videomesazh në rrjetet sociale guvernatori Gent Sejko shkruan se me Shqipërinë në SEPA, zona e përbashkët europiane të pagesave nuk do të ketë vonesa apo tarifa.
Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA shihet pozitivisht edhe nga industria bankare.
Ky hap sipas tij ka ndikuar edhe tek klientët e tyre, individë apo biznese, të cilët kanë një ulje të ndjeshme të kostos së transfertave në të gjithë Europën.
Përmes saj, pagesat dhe transfertat për dhe nga Shqipëria mund të kryhen kudo nga Bashkimi Evropian, duke e bërë procesin më të shpejtë, më të lirë dhe më të lehtë