Beratit i shtohet një atraksion i ri turistik, Shtegu i Goricës, një shëtitje eksploruese, për të gjithë të apasionuarit e natyrës, duke ruajtur habitatin natyror të zonës, në ajrin e pastër të qytetit tonë, me një bukuri panoramike të rrallë.
Në sheshin mbi rrënojat e Kalasë së Goricës, do të gjeni edhe pikën e vrojtimit me konstruksion druri, 180 gradë mbi qytetin, kur duket si në pëllëmbë të dorës Kalaja, lugina e lumit Osum dhe gjithë qytetin 2500- vjeçar.
Shtimi i kërkesave të vizitorëve për itinerare natyrore të reja ka bërë që të hapet edhe ky shteg dhe të vendoset në udhërrëfyesit që u ofrohen turistëve.