Një shkencëtar japonez ka zhvilluar një trajtim që synon sëmundjen kronike të veshkave (CKD) te macet, duke zgjatur potencialisht jetëgjatësinë e tyre në 30 vjet.
Duke prekur gati 30% të maceve deri në moshën 10 vjeçare, CKD është një sëmundje komplekse që në fund mund të çojë në dështim të organeve dhe deri vdekje.
Në vitin 2015, Dr. Toru Miyazaki, një specialist imunologjie në Universitetin e Tokios, zbuloi një proteinë të quajtur frenues i apoptozës së makrofagëve (AIM) që ndihmon veshkat të largojnë toksinat duke përdorur antitrupa imunoglobinës. Ndërsa AIM është i pranishëm në gjakun e shumë kafshëve, ai vuri re se proteina nuk funksionon gjithmonë siç duhet te macet. Kjo parandalon heqjen e mbeturinave thelbësore te macet, duke i bërë ato të ndjeshme ndaj dështimit të veshkave.
I nxitur nga pasioni i tij për macet, Miyazaki i ka kushtuar vite kërkimesh zhvillimit të injeksionit “AIM”, një trajtim që synon shkakun rrënjësor të sëmundjes së veshkave të maces.
Hulumtimi i Miyazaki u përball me një pengesë në fillim të COVID-19 për mungesë fondesh . Por në vitin 2022, ai ndau idetë e tij me Jiji Press, duke marrë mbështetje nga adhuruesit e maceve në mbarë botën. Kur u grumbulluan donacionet prej 300 milionë jen japonez (2 milionë dollarë), ai vendosi të jepte dorëheqjen nga pozicioni i tij universitar dhe të fokusohej vetëm në zhvillimin e trajtimit AIM.
Injeksioni “AIM” ka treguar rezultate premtuese në provat klinike të vazhdueshme, duke tejkaluar pritshmëritë dhe madje duke treguar përmirësim në macet me sëmundje terminale. Ekipi i Miyazaki po punon në mënyrë aktive për të siguruar përballueshmërinë e ilaçeve, duke e bërë këtë trajtim jetëshpëtues të aksesueshëm për të gjithë pronarët e maceve. Injeksioni pritet të jetë i disponueshëm në treg deri në vitin 2025./Yahoo
Yahoo