Shota është automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook pamje nga mjeti i prodhuar në Shqipëri. Ai shkruan “prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste”.
Shota është projektuar për të përmbushur standartet më të larta ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
I pajisur me një teknologji të avancuar dhe mund të përdoret për operacione ushtarake dhe civile.
Sipas kompanisë prodhuese “Shota” është vetëm fillimi i një serie inovacionesh të reja në sektorin e mbrojtjes, me qëllimin për të fuqizuar industrinë ushtarake shqiptare dhe për të krijuar në vend mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi profesional për të rinjtë dhe gratë.