Me rastin e festave të fundvitit, qeveria ka miratuar bonusin prej pesë mije lekësh për pensionistët. Ndërkohë në një konferencë për mediat ,drejtori i ISSH Astrit Hado deklaroi se bonusi mund të tërhiqet deri me 31 dhjetor të vitit të ardhshëm. Hado tha se përfitues janë 704 mijë qytetarë dhe do të shpërndahet bashkë me këstin mujor.
Sipas kreut të ISSH-së përfitues janë këto kategori :
-585 mijë pensionistë
-2172 ish-minatorë
-2500 qytetarë me pension social
-Mbi 6 mijë qytetarë që janë ish-ushtarakë ose ish-punonjës policie, ish-zjarrfikës
-Përfitojnë naftëtarët
–Përfitojnë, invalidët e luftës etj.