Së shpejti për produktet bujqësore që I nënshtrohen në shqipëri kontrolleve dhe analizave laboratorike, nësë eksportohen në Maqedoni nuk do të kenë nevojë të kryejnë më këto procedura. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Produktet bujqësore maqedonase që do të hyjnë në shqipëri.
Ministria e Bujqësisë njofton se së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë Marrëveshjen për njohjen e Çertifikatave Fitosanitare, duke lehtësuar në këtë mënyrë shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore mes dy vendeve.
“Tani çdo gjë është pothuajse gati. Kemi versionin final të marrëveshjes për njohjen e çertifikatave fitosanitare për secilin vend. Jam i lumtur që më në fund finalizuam diçka që e kishim disktuar që para gjashtë muajsh në Tiranë. Çdo krizë është një mundësi për të ecur përpara, kështu që le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara dhe të nënshkruajmë së bashku këtë marrëveshje shumë të rëndësishme”- tha Bledi Çuçi
Kanë qënë Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve që u dakordësuan gjatë një video conference për variantin e këtij bashkëpunimi që sjell njohjen e ndërsjelltë të institucioneve e instrumentave laboratorikë, vlerësues të cilësisë së prodhimeve me destinacion eksport-importin .Nënshkrimi do të bëhet pasi qeveritë respektive të të dy vendeve do të ndjekin procedurat përkatëse.