Viti 2023 sa i përket turizmit në Shqipëri ka qenë mjaft i suksesshëm. Kjo e faktuar edhe nga shifrat e numrit të lartë të turistëve që hyjnë në çdo sezon.
Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit ka publikuar se Shqipëria ishte destinacioni me performancën më të mirë në Europë për vitin 2023 përsa i takon rritjes së flukseve turistike.
“Rezultat shumë domethënës i një përpjekjeje të gjithanshme, i cili shënon nivelin e ri ku është ngjitur Shqipëria në sytë e botës dhe po ashtu tregon drejtësinë e politikave tona zhvillimore në rrugën drejt majës së #Shqipërisë2030” shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale duke iu referuar lajmit.
Edhe viti 2024 parashikohet si viti që do regjistrojë rekorde për turitët.
.